Flash

AL-HILAL RIKTHEHET NË GARË PËR RAFAEL LEÃO

Al-Hilal është rikthyer fuqishëm në garë për Rafael Leão, me klubin saudit që po përgatit një ofertë të rëndësishme për sulmuesin portugez. Sipas raportimeve, Al-Hilal është gati t’i ofrojë Milanit 40-45 milionë euro, ndërsa Leão mund të joshet me një pagë prej 15 milionë eurosh neto në sezon. Në garë mbetet edhe Galatasaray, i cili ka ofruar rreth 35 milionë euro plus bonuse, por oferta turke nuk është përmirësuar ditët e fundit. Për momentin, rruga drejt Arabisë Saudite duket si një nga opsionet më konkrete për të ardhmen e Leãos.