Bisedime midis Napolit dhe Chelsea per Badiashile
Priten bisedime të reja sot mes Napoli dhe Chelsea për të finalizuar marrëveshjen për Benoit Badiashile, i cili ka rënë dakord për kushtet personale. CFC kërkon 30 milionë për opsionin e blerjes, ndërsa Napoli ka ofruar 20. Palët mund të arrijnë një marrëveshje në shifrën 25-27 milionë, krahas tarifës së huazimit (3 milionë).