Flash

Chukwueze nuk bind në derbi

Samuel Chukwueze ishte një nga lojtarët më të kritikuar të Milanit në barazimin 1-1 ndaj Interit. Sipas mediave italiane, anësori kuqezi humbi plotësisht Federico Dimarcon në aksionin e golit të zikaltërve, një gabim që u cilësua si "i rëndë për një lojtar që duhet të mbulojë atë rol". Paraqitja e tij u vlerësua me notën 5.