Gabriel Martinelli i thot JO Galatasaray
Rrethi i Gabriel Martinellit ka bërë të ditur se anësori i Arsenalit nuk ka interes të kalojë te Galatasaray. Arsenali ka marrë një ofertë prej 45 milionë eurosh nga klubi turk dhe është i hapur për shitje nëse vijnë oferta të përshtatshme, por Galatasaray nuk është në planet e 25-vjeçarit brazilian.