Flash

Jhon Lucumi 🤝 Juventus

Kalimi i Jhon Lucumi nga Bologna te Juventusi është në fazën përfundimtare, me një marrëveshje prej 20 milionë eurosh plus 10% nga shitja e ardhshme. Kontrata parashikohet të zgjasë deri në vitin 2031 (me pagë 2,5 milionë euro në vit). Lucumì dëshiron të transferohet vetëm te Juventusi dhe ka refuzuar dy klube të Premier League dhe dy të Super Liges për të pritur dhe për t'iu bashkuar bardhezinjve.