Juventus insiston për Lucumi
Juventus është gati ta rrisë në 20 milionë euro ofertën për Bologna-n për të marrë Jhon Lucumì-n, i cili tashmë ka arritur një marrëveshje parimore me Juve-n për një kontratë deri në vitin 2031 (2,5 milionë euro në vit). "Bianconerët" i kanë ofruar gjithashtu Bologna-s Juan Cabal-in në formë huazimi, me opsion blerjeje.