Leao nuk do jetë pjesë e ekipit për miqësoren me Man United
Rafa Leão nuk do të udhëtojë drejt Polonisë me Milanin për ndeshjen miqësore të së shtunës kundër United. Lojtari portugez po përballet me një problem në muskulin kuadriceps – konkretisht një tërheqje muskulore – dhe rikuperimi brenda dy ditësh është i pamundur.