Flash

Real Madrid afër rinovimit me Vinicius

Real Madridi ka përmirësuar ofertën për rinovimin e kontratës së Vinicius Junior. Sipas raportimeve, klubi spanjoll tani i ka ofruar brazilianit një pagë fikse prej 24 milionë euro neto në sezon, nga 22 milionë euro që ishte oferta e mëparshme. Oferta e re thuhet se ka kënaqur të dyja palët.