Situata Milan-Fofana
Fofana ndodhet me skuadrën në Perth, por duket se shumë shpejt mund të nisë udhëtimin drejt Anglisë, me Crystal Palace dhe Everton të interesuara për të.
Milan e ka nxjerrë në merkato Youssouf Fofanën dhe kërkon rreth 20 milionë euro për ta shitur. Ky vendim është pranuar edhe nga agjenti i lojtarit.