Victor Osimhen është një objektiv konkret për Arsenalin.
Diskutimet me Galatasaray lidhur me Martinellin dhe Nwanerin u kanë mundësuar "Topçinjve" që të merren drejtpërdrejt me situatën e sulmuesit nigerian.
Janë zhvilluar tashmë kontaktet e para dhe Arsenali beson se mund të bëjë përparim në këtë çështje gjatë javëve në vijim.