Flash

Vazhdon Saga Lukaku

Romelu Lukaku ka refuzuar disa oferta nga MLS dhe Arabia Saudite. "Big Rom" do të largohet 100% nga Napoli këtë verë, por prioriteti i tij mbetet qëndrimi në Evropë.

Flash

Arsenali godet ne merkato

Marrëveshje e përfunduar dhe e konfirmuar! BrunoGuimaraes kalon te Arsenal nga Newcastle për 90 milionë euro. Kontratë deri në vitin 2031. OlympiqueLyonnais përfiton 20% të fitimit të NUFC nga ky lojtar. Bruno kishte marrë edhe dy oferta të tjera të rëndësishme, por dëshironte vetëm të bashkohej me AFC. Vizitat mjekësore janë kryer tashmë.

Flash

Situata Milan-Fofana

Fofana ndodhet me skuadrën në Perth, por duket se shumë shpejt mund të nisë udhëtimin drejt Anglisë, me Crystal Palace dhe Everton të interesuara për të. Milan e ka nxjerrë në merkato Youssouf Fofanën dhe kërkon rreth 20 milionë euro për ta shitur. Ky vendim është pranuar edhe nga agjenti i lojtarit.

Flash

Milan

Leeds United, Coventry City dhe Hull City janë të interesuara për Ruben Loftus-Cheek. Milani shpreson se njëra prej tyre do të bëjë një ofertë konkrete.

Flash

Edon Zhegrova :

“Vuajta nga pubalgjia gjatë vitit tim të parë te juventus. Juve është një klub i madh dhe shpresoj të arrij gjëra të mëdha. Tani ndihem mirë dhe dua të qëndroj këtu

Flash

Dibu Martinez

Unai Emery e ka bindur Dibu Martinez-in të qëndrojë te Aston Villa. Portieri ishte i prirur të largohej nga klubi para Kupës së Botës, por Emery ka luajtur një rol kyç në vendimin përfundimtar të Dibu-s.

Flash

Amorim vlerëson Saelemaekers pas derbit

Ruben Amorim foli për Sky Sport pas barazimit 1-1 mes Milanit dhe Interit në Perth, duke komentuar edhe paraqitjen e Alexis Saelemaekers. “Saelemaekers është një profesionist i madh. Ata u drejtuan shumë mirë nga Allegri sezonin e kaluar dhe kjo duket. Gjithsesi, sot luajtëm vetëm 30 minuta”, deklaroi trajneri kuqezi. Amorim shtoi se në pjesën e dytë skuadra u bë më kompakte për të ushtruar më shumë presion: “Në fillim të pjesës së dytë u pozicionuam më mirë, sepse donim të shtynim më lart”.

Flash

Amorim kërkon përmirësime

Derbi i Madonninës në Perth përfundon me rezultatin 1-1 mes Milanit dhe Interit. Një test miqësor intensiv për të dyja skuadrat, me kuqezinjtë dhe zikaltërit që ndajnë nga një gol. Pas ndeshjes, trajneri i Milanit Ruben Amorim u shpreh për Sky Sport: "Duhet të përmirësohemi në gjithçka. Ishte një test i mirë, por na duhen më shumë ndeshje për të provuar të gjithë lojtarët." Portugezi kërkon ende kohë për të gjetur ekuilibrat e duhur dhe për të vlerësuar të gjithë grupin në prag të sezonit të ri.

Flash

Chukwueze nuk bind në derbi

Samuel Chukwueze ishte një nga lojtarët më të kritikuar të Milanit në barazimin 1-1 ndaj Interit. Sipas mediave italiane, anësori kuqezi humbi plotësisht Federico Dimarcon në aksionin e golit të zikaltërve, një gabim që u cilësua si "i rëndë për një lojtar që duhet të mbulojë atë rol". Paraqitja e tij u vlerësua me notën 5.

Flash

Bartesaghi: "Milani ka ndryshuar"

Pas barazimit 1-1 ndaj Interit, Davide Bartesaghi u ndal te ndryshimet që ka pësuar Milani nën drejtimin e Ruben Amorim. "Mund të shihet qartë se kemi ndryshuar krahasuar me sezonin e kaluar. Po punojmë me ide të reja dhe po përmirësohemi ndeshje pas ndeshjeje," deklaroi mbrojtësi kuqezi. Bartesaghi foli shkurt edhe për të ardhmen e Rafael Leaos: "Shpresoj që Leao të qëndrojë te Milani."

Flash

Miqesore Milan-Inter

Ricci është jashtë loje sot për shkak të inflamacionit ne bajame. Plani është që ai të rikthehet kundër Chelseat.

Flash

BRUNO GUIMARAES TEK ARSENAL

Është arritur marrëveshja me Newcastle pas negociatave të gjata, ndërsa kushtet personale me Brunon ishin dakordësuar që prej muajit korrik. Shuma e transferimit kap vlerën 75 milionë paund. Një mesfushor i ri për Mikel Artetën.

Flash

Merkato

Al Diriyah FC arrin marrëveshje verbale për të transferuar Berat Gjimshitin nga Atalanta. Shuma e transferimit është 3 milionë euro, ndërsa kontrata për mbrojtësin e qendrës do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, siç konfirmojnë burime nga Arabia Saudite. 🇦🇱

Flash

Angli

Tijjani Reijnders është objektivi kryesor i Glasnerit si mesfushor i ri për Nottingham Forest, klub që është gati të bëjë një ofertë zyrtare te Manchester City për të tentuar transferimin e lojtarit holandez

Flash

Surprize ne Madrid

ENDRICK 🇧🇷 I KA KOMUNIKUAR REAL MADRIDIT SE DËSHIRON TË LARGOHET NGA KLUBI! 👋

Flash

Liverpool ne sulm

Bradley Barcola dhe Ibrahim Mbaye po ndiqen nga Liverpooli. Nëse të dy do të largoheshin nga PSG këtë verë, klubi parisien mund të realizonte një merkato historike me mbi 300 milionë euro të ardhura nga shitjet.

Flash

Galatasaray kërkon dy goditje

Orë të nxehta në merkaton e Galatasarayt! Menaxhmenti verdhekuq synon të përfundojë të paktën 1, por mundësisht 2 transferime përpara ndeshjes kundër Villarrealit që do të luhet më 8 gusht. 🔸 Ka zhvillime pozitive sa i përket Rafael Leão-s dhe Can Uzun. 🔸 Përveç kësaj, pritet që njëri mes Aleksey Batrakov ose Rodrigo Mora të veshë fanellën e Galatasarayt në sezonin e ri.