Po flasim për Milanin dhe mundësinë që një lojtar brazilian të transferohet direkt te klubi pas kaq shumë vitesh. Gjithçka ishte nënshkruar nga të gjitha palët e përfshira,Milani, departamenti ligjor i Corinthians, ekipi im ligjor dhe lojtari. Mungonte vetëm firma e presidentit, dhe ai vendosi të mos vazhdojë. Ne duhet të respektojmë atë vendim. Në teori, Milani kishte përfunduar marrëveshjen me Corinthians. Oferta ishte pranuar zyrtarisht, dhe dokumentet ishin dërguar për t'u nënshkruar përmes platformave moderne të nënshkrimit dixhital. Në çastin e fundit, Corinthians vendosi të mos ecë përpara.