Lajme
Milan
Amorim foli për CBS Sports Golazo pas humbjes së Milanit ndaj Benfikës:
Pjesa e parë dhe fillimi i pjesës së dytë na dënuan. Ishim nervozë me topin dhe e humbnim atë vazhdimisht. Të gjithë ishin nervozë, përfshirë edhe tifozët, dhe u bë një ndeshje e vështirë për ne.
Duhet të përmirësohemi në çdo fazë të lojës dhe të mësojmë të përshtatemi. Çdo ndeshje ka historinë e vet, dhe ne duhet të jemi më të organizuar. Nuk mund ta ndryshojmë këtë rezultat, por mund të ndryshojmë atë që ndodh në ndeshjen e ardhshme.
Ka shumë për të përmirësuar. Ne treguam momente më të mira kundër Torinos dhe gjatë pjesës së dytë kundër Lazios, por kemi kaluar edhe periudha të vështira. Ne po krijojmë probleme për veten kur kemi topin, dhe na pret shumë punë përpara.
Ne nuk po krijojmë shumë raste dhe nuk mund të lejojmë të pësojmë të parët sepse ekipi pastaj ç'organizohet dhe vuan mjaft. Kjo është qartë fillimi i një procesi, por ne duhet të fitojmë ndeshjet dhe dështuam ta bënim këtë sonte. Ne nuk mund të ndryshojmë rezultatin, kështu që duhet të përqendrohemi te ndeshja e ardhshme.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!