Ruben Amorim është i entuziazmuar për transferimin e Diego Moreira. Sulmuesi i ri anësor i Rossonerit mund të luajë në të djathtë, në të majtë, dhe madje edhe si mesfushor ofensiv,një shumëanshmëri që trajneri portugez e vlerëson jashtëzakonisht shumë. Pritet që Moreira të mbërrijë në Milano mes nesër dhe pasnesër për të finalizuar hapat e fundit të marrëveshjes. Marrëveshja vlen rreth 50 milionë euro. Me Moreirën, Milani arrin rreth 150 milionë të shpenzuara për tre përforcimet. Operacioni u drejtua drejtpërdrejt nga Gerry Cardinale dhe Jorge Mendes. Amorim ka xhokerin e tij të ri sulmues.