Pas përfundimit të superndeshjes mes Juventusit dhe Milanit, trajneri kuqezi Ruben Amorim u shpreh për mikrofonët e DAZN për të komentuar ndeshjen në Allianz Stadium. Deklaratat e tij të plota. Çfarë i mungoi Milanit sot? Nuk e meritonim fitoren,nëse jemi të sinqertë, mendoj se Juventusi nuk e meritonte të humbiste. U përpoqëm të luanim lojën tonë, por nuk ishim të mirë me topin. Ishin momente kur kontrolluam ndeshjen në pjesën e parë, por pastaj, kur filluam të humbnim shumë topa, vuajtëm. Mendoj se nuk luajtëm mirë, por punojmë së bashku vetëm prej dy muajsh. Kemi marrë një pikë. Natyrisht duhet të bëjmë më mirë, por na duhet kohë. Ishte një ndeshje e vështirë. Probleëm i koncepteve që nuk janë përthithur ende apo i cilësisë teknike individuale? Cilësinë individuale e kemi, sot na kanë munguar gjërat e thjeshta,në futboll gjërat e thjeshta janë më të mirat. Edhe vetëm në mënyrën se si e marrim dhe e pasojmë topin,duhet të bëjmë gjërat e thjeshta në mënyrë të shkëlqyer. Sot nuk ishim të mirë në bazat e lojës. Ndjesia ime është se kur skuadra jonë nuk e mban shumë topin, vështirësohet. Sot, kur ata futën shumë sulmues përpara, pranë zonës sonë ia dolëm duke mbrojtur,mendoj se kemi vuajtur më shumë kur humbnim topin dhe ishim shumë të ekspozuar në tranzicionet e shpejta. Është diçka mbi të cilën duhet të punojmë, por nuk do të ndryshojmë mënyrën tonë të lojës sepse e dimë që në disa ndeshje do të luajmë mirë, ndërsa në të tjera nuk do të jetë kështu. E rëndësishme megjithatë është të luftojmë deri në fund në çdo ndeshje,sot mund ta kishim fituar, por e përsëris, Juventusi nuk e meritonte të humbiste" E vështirë të ndryshohet mentaliteti i lojës së skuadrës? "Natyrisht që po ndryshojmë mënyrën tonë të të luajturit. Në disa momente kemi bërë mirë,ndjesia ime është se në pjesën e parë nuk ishim nën presion të madh dhe mund të kishim pasur një zotërim më të mirë të topit. Ndonjëherë e kemi humbur topin pa asnjë presion. Kemi rrezikuar vazhdimisht dhe është diçka që duhet ta përmirësojmë,si të luajmë me topin, si të mbrojmë me topin, si të jemi më agresivë. Ndonjëherë, kur shkojmë drejt portës, duhet të jemi më agresivë. Nëse duam të mbajmë topin, duhet të lëvizim më shumë, të kemi më shumë dëshirë për ta bërë këtë dhe të jemi pak më guximtarë. Megjithatë, ishte një stadium i madh, kundër një skuadre të madhe dhe një trajneri të shkëlqyer, dhe ne ishim shumë pranë fitores. Prandaj, nuk dua të jem shumë negativ me lojtarët e mi, por padyshim unë kërkoj më shumë dhe edhe ata duan më shumë". Sa i kënaqur jeni me Cisse? "Jam vërtet i lumtur për të gjithë lojtarët, por dua të jem i kujdesshëm me të rinjtë tanë, sepse sot në futbbol ka tendencë t'i madhërohen lojtarët shumë shpejt. Nuk duhet të harrojmë që ai është një djalë i ri në fillim të karrierës së tij. Mendoj se ai duhet të vazhdojë të stërvitet shumë mirë. Sigurisht që jam vërtet i lumtur për të, sepse të gjithëve u pëlqen të shohin një djalë të ri që bën mirë, veçanërisht një djalë italian. Pra, është një moment i mirë, por e përsëris, kur e shoh Cissè mendoj se mund të bëjë edhe shumë më mirë. E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët e tjerë. Kam thënë se e dua Cissè, por dua të gjithë lojtarët e mi dhe jam vërtet i kënaqur me të gjitha stërvitjet dhe të gjitha ndeshjet që kanë zhvilluar. Sot nuk ishte dita perfekte, por ndonjëherë pretendojmë shumë dhe unë pretendoj shumë nga lojtarët tanë".