U lodhëm drejt fundit, kishte shumë kundërshtarë brenda zonës sonë dhe morëm disa rreziqe, por e dimë që duhet të përmirësohemi në shumë aspekte. Po përpiqemi të mbrojmë më lart në fushë. Ndonjëherë humbim lojtarin tonë brenda zonës, dhe gjithashtu duhet të përmirësohemi kur mbrojmë goditjet standarde. Isha tifoz i madh i Milanit të Fabio Capellos. Në fillim pati skepticizëm pas Sacchi,por Capello fitoi gjithçka dhe shkroi histori. Kishte disa detaje që më pëlqyen te Cissè. Ai është i zgjuar, gjithmonë shumë i vëmendshëm, dhe gjithashtu po humb peshë pasi qëndroi jashtë fushës për disa muaj. Jam shumë i lumtur për të, por jo vetëm për të. Në pjesën e parë, ai pothuajse dukej si lojtari ynë më me përvojë. E kontrolluam mirë ndeshjen, por u lodhëm në fazën përmbyllëse. Ndoshta duhej ta menaxhoja më mirë ndërrimet. Megjithatë, luajtëm një ndeshje të mirë. Jam shumë i lumtur. Pamë një lloj loje për 75 minuta dhe pastaj një tjetër drejt fundit. Nuk ishte vetëm goli, por edhe cilësia që ai tregoi gjatë gjithë ndeshjes. Në pjesën e parë, mendoj se ai ishte lojtari ynë më 'me përvojë' në mënyrën se si luajti në sulm." Disa lojtarë, si Rabiot, po bëjnë efektivisht para-sezonin e tyre tani. Kemi shumë për të përmirësuar gjatë javës. Ishte festimi i një tifozi që është mësuar të festojë golat e Milanit dhe tani është trajneri i klubit. E ndjeva presionin së bashku me stafin tim. Pamë një stil loje më të afërt me atë që jemi mësuar, por na duhet kohë që ta përshtatim ekipin me lojën në mënyra të ndryshme. Edhe pse mbrojtëm më thellë drejt fundit, pashë një ekip. Pavarësisht lodhjes, mbetëm një ekip. Objektivi ynë në pjesën e parë ishte të kontrollonim ndeshjen dhe ta parandalonim që të bëhej një ndeshje tranzicioni. E diskutonim në dhomen e zhveshjes sepse është e rëndësishme nëse dëshiron të fitosh. Lojtarët e kuptuan që na duhej të fitonim. Nuk ishte çështje pritjeje apo spekulimi, ndaj luajtëm me shumë shpejtësi gjatë 20 minutave të para të pjesës së dytë. Vuajtëm në fund sepse aktualisht na mungon pak gjallëri fizike. Gjëja e parë është gjithmonë të fitosh. Kemi diskutuar mënyra të ndryshme loje, por ka vetëm një objektiv në futboll: të fitosh. Sigurisht, kjo nuk mjafton për mua apo për Milanin. Sot, treguam disa nga gjërat në të cilat kemi punuar në stërvitje dhe që i kemi shfaqur në ndeshjet miqësore. Tani po i bëjmë ato nën presionin e një ndeshjeje konkurruese, gjë që është shumë pozitive. Që nga nesër, do të punojmë për gjithçka: si luajmë pranë zonës së kundërshtarit, si mbrojmë brenda zonës sonë dhe si të vuajmë me topin. Do të punojmë për gjithçka, por jemi të lumtur sepse fituam.