Sezoni i Zachary Athekame ka nisur më së miri,mbrojtësi i krahut, i cili kaloi te Lyon me huazim të thatë verën e kaluar, vazhdon të shkëlqejë edhe me Zvicrën, pasi la të gjithë pa fjalë në Ligue 1. Sot ka bërë debutimin si titullar me kombëtaren helvete dhe ka lënë gjurmën e tij në fitoren e thellë 3-0 ndaj Malit të Zi. Asist për golin e parë të Amdouni me një harkim të ulët nga krahu i djathtë i zonës, pastaj kontribuon edhe në golin e tretë zviceran me një tjetër pasim për Amdouni. E vështirë ta klasifikosh si asist, pasi shoku i tij e kontrollon topin në gjysmëfushë, eleminon një kundërshtar dhe më pas hyn në zonë për ta vendosur me të majtën. Në çdo rast, paraqitja e mbrojtësit anësor, që i përket Milanit, ishte e shkëlqyer. Nëntëdhjetë minuta si titullar në fushë edhe për Ardon Jasharin, i cili iu bashkua Freulerit në mesfushë.