Lajme
Milan
Costacurta: Gabimi i Maignan ishte budallallëk, shumë serioz. Tani Milani duhet të kufizojë dëmin
Milani është 2-0 në disavantazh dhe me një lojtar më pak,tani është vërtet e vështirë kundër Bournemouth. Në pushim, Billy Costacurta komentoi për Sky Sport për përjashtimin e Maignan,portieri i Rossonerit mori karton të kuq për sjellje të dhunshme pasi i dha një shuplakë në fytyrë Adams gjatë një këndi.
Një gabim shumë serioz nga Maignan. Tepër naiv për një lojtar me përvojën e tij. Me të vërtetë mendoj se ishte një veprim budalla. U provokua, por gjithçka më duket pak e tepruar,ndoshta ishte i nervozuar.
Dallimi i golave ka rëndësi në fund, ata duhet të kufizojnë dëmin,duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përqendruar. Pikat janë të rëndësishme, por edhe dallimi i golave.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!