Daniel Maldini do të vazhdojë karrierën te Cagliari. Futbollisti italian largohet nga Atalanta dhe transferohet te klubi sard në formë huazimi. Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja mes dy klubeve përfshin edhe një opsion blerjeje, ndërsa paketa totale e transferimit mund të arrijë deri në 9 milionë euro. Në marrëveshje është parashikuar gjithashtu mundësia që blerja e Maldinit të bëhet e detyrueshme, por vetëm nëse plotësohen disa kushte të caktuara. Një prej tyre lidhet me numrin e paraqitjeve të lojtarit me fanellën e Cagliarit. Maldini tashmë është gati për aventurën e tij të re në Sardenjë, ku do të kërkojë më shumë minuta dhe vazhdimësi në fushën e lojës. Burimi: Fabrizio Romano