Kundër Rennes në Europa League, Juventus do të përballet me një fytyrë të njohur të futbollit italian. Boulaye Dia u rikthye në Francë në ditën e fundit të merkatos verore dhe tashmë ka shënuar dy gola në Ligue 1. Në një intervistë sulmuesi tha këtë për Bianconerët: Nuk e di nëse mund të flasim për një krizë. Sa herë kanë humbur këtë sezon? Dy herë? Në këtë rast, nuk mund ta quash vërtet krizë. Për më tepër, ata humbën nga Lazio, që është ende një skuadër e madhe. Nëse humbën nga një skuadër më e fortë atë ditë, të flasësh për krizë… mirë, nuk na përket ne,është problemi i tyre. KOMENTET PËR LAZION Më pas ai foli për ish-klubin e tij, ku qëndroi deri në fillim të këtij sezoni: Unë gjithmonë i ndjek rezultatet e tyre. Shikoj ndeshjet e tyre sa herë që mundem. Kam ende disa miq të shkëlqyer atje,i dua të gjithë dhe gëzohem kur fitojnë. Nuk flas me ta çdo ditë, por herë pas here takohem me dikë si Belahyane ose Noslin. Dhe për paraqitjen e skuadrës së Gattusos, ai tha: Askush nuk e priste, por ne e dinim për çfarë ishte në gjendje skuadra. Kur Gattuso erdhi me stafin e tij dhe atë frymë që e bën të veçantë, duke marrë parasysh si shkoi viti i kaluar, ne me të vërtetë nuk mund të bënim më keq, as mendërisht. Ishte një fillim i ri. Duke marrë parasysh përgatitjen parasezonale që kishim bërë, e dinim që do të përmirësoheshim. Sidomos pas humbjes në Coppa Italia (0–2 kundër Mantovës), e cila shërbeu si një sinjal alarmi. Për mua, nuk është surprizë,e di çfarë ka sjellë trajneri në ekip dhe si e lashë skuadrën.