Sipas mendimit tim, është një skandal botëror që Pedri dhe Raphinha nuk janë në 30-shen e parë të Topit të Artë. Ata e meritonin absolutisht të ishin aty. Lamine duhet të jetë favorit për Topin e Artë. Për mua, pa asnjë dyshim. Mbani mend gjithçka që ka bërë me Barcelonën dhe kombëtaren. Ai ka pasur momente vendimtare, madje edhe kur shkoi në Kupën e Botës i dëmtuar. Sezona e kaluar ishte kyçe. Barcelona nuk ushtroi presion ndaj Julián Álvarez për të shprehur publikisht dëshirën e tij për të lënë Atlético Madrid. Ishte vendimi i tij. Ne i bëmë gjërat siç duhet. Ne bëmë një ofertë formale dhe të përshtatshme, por nuk pati asnjë përgjigje nga Atleti. Ata gjithmonë na thanë se nuk donin ta shisnin, dhe nuk mund të insistosh gjithmonë e përsëri për të njëjtën çështje. Deco, për Baldén: Ai është lojtari ynë dhe ka një të ardhme të ndritur te klubi më i mirë në botë. Nëse Baldé është në formë, është e pamundur që të mos luajë për Barçën. Nëse do të luajë apo jo, është vendimi i trajnerit. Deco, për pozicionin e sulmuesit: Nuk na mungon një golashënues. Raphinha po performon shumë mirë. Gabriel, ai që ngjan më shumë me një numër 9, është një lojtar ekipi. Hamza është një numër 9 i vërtetë, një numër 9 i së ardhmes. Deco, për marrëveshjen me Julián: "Ne bëmë një ofertë për të paguar 100 milionë euro në tre sezone. Ka klube që paguajnë në 5këste". Nuk kam asnjë problem me Mateu Alemany,nuk i kam bërë asgjë. Jemi shumë mirënjohës ndaj Rashford, por Anthony Gordon sjell më shumë nga ajo që kërkon trajneri. Deco, për Ferrán Torres: Jam i lumtur për të dhe për het-trikun e tij. Por këtu te Barça duam që lojtarët të jenë të lumtur. Futbolli ka të bëjë me besimin, dhe të gjithë u larguam duke u ndjerë mirë. Ai donte të largohej dhe të ishte një lojtar kyç. Nëse kërkon të largohet, ne do ta lejojmë të largohet.