Mendoj se krijuam shumë raste në një ndeshje të tillë. Sigurisht, pësuam një gol që ishte i vështirë për t'u pranuar. Kemi pasur kaq shumë raste dhe në një ditë tjetër do t'i kishim shfrytëzuar dhe ndoshta do ta kishim fituar ndeshjen. Pra, është fatkeqësi, për të qenë të sinqertë… Është e vështirë. Gjithmonë është e vështirë kur pëson herët, jo ajo që dëshiron në shtëpi. Thjesht nuk arritëm të shënonim golin e parë pas kaq shumë rasteve. Nuk ishte për mungesë lufte dhe përkushtimi. Dhame gjithçka. Ishim mbi kundërshtarin për periudha të gjata dhe dukej shumë premtuese të shënonim, por thjesht nuk erdhi... Ne thjesht po uleshim [në dhomën e zhveshjes] dhe trajneri tha se fitojmë së bashku dhe humbim së bashku. Ai ka plotësisht të drejtë. Duhet të përmirësohemi së bashku gjithashtu dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë në ditët e ardhshme dhe të rikthehemi në Champions League [kundër RB Leipzig]...