Lajme
Milan
Emi Martinez zyrtare tek Chelsea
Chelsea konfirmon se Emi Martinez i është bashkuar nga Aston Villa me një kontratë 2+1. Tarifa 7.5 milionë paund.
Martinez: "Të vij tek Chelsea, për mua dhe familjen time, ishte një vendim i lehtë për t'u marrë dhe jam jashtë vetes ,mezi pres të filloj.
Dua të jem i suksesshëm këtu. Unë jam dikush që dua të fitoj në gjithçka që bëj dhe dua ta sjell këtë këtu në këtë klub futbolli sepse është një klub futbolli që fiton tituj, kështu që mendoj se është një përputhje e mirë.
Jam plot pasion dhe luaj me zemër. Do të jap 100 për qind në çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore për t'i bërë klubin, shokët e skuadrës dhe mbështetësit krenarë.
Emi Martinez thotë se e telefonoi John Terry para se t'i bashkohej Chelseat.
"Kam punuar me Petr Cech, një nga portierët më të mirë në historinë e Chelseat. Dhe kam biseduar me JT, një nga legjendat e Chelseat. Të dy kanë folur shumë mirë për klubin."
"Është një klub që fiton tituj... kështu që mendoj se jemi një përputhje e shkëlqyer.
"Më pëlqen të sfidoj veten. Dhe mezi pres të fitoj kampionatin me Chelsean."
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!