Shënuam pesë gola,ndoshta mund të kishim shënuar edhe më shumë… Është ndjesia më e mirë për çdo trajner kur bën shumë ndryshime, por në fund paraqitja është e mirë! Jam i lumtur, veçanërisht për ta! Enzo Maresca për paraqitjen e Phil Foden kundër AEK Athinës: Është një lajm i mirë për mua! Ai po bën mirë, dhe kjo është ajo që duam për shumë arsye, së pari dhe më kryesorja sepse ai është një lojtar i klasit të lartë dhe e dimë këtë. Enzo Maresca për Rayan cherki: Që kur kemi nisur, ai ka performuar mirë sa i përket statistikave, golave dhe asistimeve jam shumë, shumë i kënaqur me performancat e tij që nga dita e parë! Enzo Maresca për shqetësimin për dëmtimin e JoskoGvardiol4: Ai është mirë! Ai pati një problem të vogël me shpinën gjatë nxehjes, por mundi të luante, dhe ishte mirë... Unë e konsideroj Phil Fodenin një nga lojtarët më të mirë anglezë. Për arsye të ndryshme gjatë dy ose tre viteve të fundit, ai nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Por unë e di sa i mirë është! Prandaj ne thjesht po përpiqemi ta ndihmojmë sepse jemi të bindur që ai do të jetë një aset kyç për ne këtë sezon... Të tre lojtarët nga akademia e ManCity ishin të gjithë të mirë, veçanërisht Floyd [Samba] që nga fillimi! Ai ishte i shkëlqyer në ndërtimin e aksionit për golin e parë nga goditja e lirë. Dhe në përgjithësi, mendoj se zhvilloi një ndeshje të mirë. Ryan McAidoo pati një ndikim të menjëhershëm, ashtu si edhe Kaden [Braithwaite]. Jam shumë i lumtur,është gjithmonë kënaqësi për mua t'u jap atyre pak minuta loje. Gjithashtu nga akademia, Phil [Foden] shënoi një het-trik. Në të njëjtën kohë, patëm mundësinë t'u jepnim pak pushim lojtarëve që kanë luajtur çdo ndeshje që nga dita e parë! Erling Haaland pritet të startojë për ManCity kundër Aston Villës të shtunën, konfirmon Enzo Maresca. Ai është gati të startojë të shtunën. Kishim pesë apo gjashtë lojtarë në stol që ishin gati të hynin, por njëkohësisht ata kanë pushuar, gjë që është e mirë! Dhe po, jam i lumtur me këtë! Enzo Maresca për vendet bosh te ManCity sonte: Mendoj se tifozët që ishin në stadium ishin të shkëlqyer! Ishin të shkëlqyer edhe në ndeshjen e fundit kundër Ipswich! Dhe tani kemi dy ndeshje në shtëpi javën e ardhshme kundër Brighton, dhe nuk kam asnjë dyshim që atmosfera do të jetë përsëri e shkëlqyer! Që kur kemi nisur, ndeshja kundër PSG-së ka qenë ndoshta një nga ndeshjet nga të cilat kam mësuar më shumë. Ndonjëherë humbjet janë të mira gjithashtu, sepse sheh gjëra dhe mëson shumë!