Mund të kishim bërë ndoshta diçka më mirë nga ana mbrojtëse, por sërish, ne filluam vetëm tre muaj më parë, kështu që kemi shumë gjëra që mund t'i bëjmë më mirë! Ndeshja ishte kaotike, por mendoj se në përgjithësi e kontrolluam mjaft mirë... Pas dy ndeshjesh të ndërlikuara, sonte mendoj se MarcGuehi ishte shumë i mirë! Është një kompeticion tjetër, por ambicia duhet të jetë e njëjtë! Ky është një projekt i ri, lojtarë të rinj, trajner i ri, që ka nisur tre muaj më parë, ndaj duhet të bëjmë punën tonë, dhe ajo është të fitojmë ndeshjet, dhe në momentin e duhur po e bëjmë këtë! Enzo Maresca nëse Geronimo Rulli po sfidon Gianluigi Donnarumma-n për rolin e portierit të parë te ManCity: Jo, absolutisht jo. Jo nga pikëpamja ime. Ai po punon mirë, por di saktësisht rolin e tij, dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë... Gigio [Donnarumma], absolutisht asnjë dyshim... Të shtunën, Gigio plus 10 [të tjerë]!