Ai zhgënjeu ekipin, dhe më zhgënjeji mua, sepse kishim planifikuar me të. U nisja me avion për në Portugali për të folur me të rreth asaj që synoja para se të vija te United. Sigurisht, ai është një nga më të mirët në historinë e futbollit. E respektoja shumë. Por në atë kohë, si trajner, duhej të merrja një vendim racional dhe të mbaja në ekip lojtarët që admiroj. Erik ten Hag thotë se Cristiano Ronaldo u tërhoq nga stërvitjet e ekipit të Manchester United: E përballëm me këtë. Shumë herë kam thënë, 'Ronnie, të gjithë duan të punojnë për ty për të të sjellë në pozicionin e duhur, por nëse nuk mund të futesh vetë në zonë, nuk mund të shënosh'. Ai nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. Është ide e gabuar të më thuhet se prisja që ai të bënte presing, se ishte i lodhur. Por ai nuk mundi. Ai nuk vrapoi as me topin në zotërim, as pa topin. Arsyeja ishte sepse ai nuk u përgatit vetë. Ai u thoshte lojtarëve, 'Ruajini këmbët në stërvitje'. E kuptoj kur je në formë të shkëlqyer,ke seanca, mund të ruash këmbët. Por së pari duhet të stërvitesh për të arritur nivelin e duhur të kondicionit fizik. Erik ten Hag për hierarkinë e Manchester United: Më premtuan besnikëri, më premtuan mbështetje, më premtuan komunikim, që të ishim të njëzëshëm. Biseduam për çështjet. Por premtimet nuk i mbajtën.