Omari Hutchinson është me këmbë të majtë dhe preferon të luajë si mesfushor sulmues në krahun e djathtë. Duke shfrytëzuar hapësirën e krijuar nga lëvizjet e sulmuesit qendror,më së shpeshti Gonçalo Ramos,ai kthehet brenda për të goditur me këmbën e tij më të fortë. Alternativisht, ai mund t'i japë një pasim përmes sulmuesit ose të bashkëpunojë me një mesfushor. Duke qenë se nuk ka pasaportë të BE , ai do të duhet të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë lejen e qëndrimit. Megjithatë, dokumentet e tij të regjistrimit do të përfundojnë në kohë që ai të jetë i disponueshëm në Torino.