Sezoni për Milanin e ri të trajnerit Ruben Amorim vazhdon të shtunën ,Rossonerët do të luajnë ndeshjen e fundit miqësore para se të nisë sezoni i kampionatit kundër Torinos, të dielën më 23 gusht. Përtej aspekteve teknike, të cilat janë thelbësore për një nisje të mbarë ,merkatoja mbetet një çështje jetike për klubin. Pronari i RedBird, Gerry Cardinale, do të jetë në Milanello këtë javë për t'u takuar me trajnerin Amorim dhe për të bërë një bilanc të lëvizjeve në hyrje dhe në dalje. Ky është një tjetër takim i rëndësishëm mes trajnerit të ri dhe pronarit, ndërsa ata punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje dhe përforcime të mundshme për skuadrën e këtij Milani të ri.