Niveli ynë aktual është Europa League, ku po luajmë. Megjithatë, ne jemi Milani, ndaj duhet të jemi ambiciozë. Prandaj objektivi ynë është të kthehemi në Ligën e Kampionëve, duke u përpjekur të fitojmë Scudetton. Rezultatet nuk kanë qenë aq negative, por te Milani pritet të fitosh gjithçka, gjithë kohës. Në fund ndjen atë presion. Si është Amorim? Ai transmeton vendosmëri dhe gjithmonë dëshiron që të luajmë në sulm dhe të presionojmë lart, gjë që ndonjëherë mund ta bëjë më të vështirë punën për një mbrojtës. Filozofia e tij futbollistike është moderne, dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi me vete. Modric? Ai na ndihmon jashtëzakonisht shumë. Ai është dikush që jep gjithçka dhe është një udhëheqës i vërtetë. Përulësinë e tij është e vështirë ta gjesh. Gerry Cardinale? Bisedova me të pasi nënshkroi, dhe më tha se ishte i kënaqur. Nga sa kam parë, ai ka ndërmend të qëndrojë shumë pranë ekipit. Ai kujdeset, përfshihet emocionalisht dhe dëgjon. A mund ta fitojë Milani Europa League? Po. Jemi ndër katër pretendentët kryesorë së bashku me Benfikën, Juvenën dhe Bournemouthin. Kush do ta fitojë Topin e Artë? Lamine Yamal. Një anëtar i publikut bërtiti, "Silleni te Milani." Gila buzëqeshi dhe u përgjigj: "Ndoshta.