Wright: "Madhësia e kësaj është në shkallë industriale mashtrimi. Nuk mund të ndaloj së menduari për City dhe prej nga kanë ardhur. Kishin paratë për të qenë të durueshëm, por e donin shpejt. E bënë me vetëdije këtë për të falsifikuar llogaritë dhe për t'u vënë në një pozicion për t'i sfiduar Manchester United. E kanë bërë në mënyrën e gabuar. Sa më shumë mendoj për këtë, aq më i trishtuar ndihem. Tifozët kanë të gjithë të drejtën të ndihen të lumtur me atë që kanë arritur sepse u është thënë se nuk po ndodhte asgjë. Nuk kam asgjë tjetër veç neverie për pronarët dhe atë që kanë bërë. Ata janë njerëz shumë, shumë të pasur. Mund ta kishin bërë këtë siç duhet, por nuk e bënë sepse është një projekt vaniteti. Unë gjithmonë shpresoja, për hir të City,lojtarëve dhe tifozëve, që ata të mos ishin fajtorë në mënyrë që të mund të shijonin atë që arritën. Ne kemi lavdëruar atë ekip për vite me radhë brilant për t'u parë, lojtarë brilantë. Por ata kanë mashtruar. Dhe kaq. Nuk u intereson se çfarë mendon futbolli anglez apo tifozët. Ata thjesht donin të fitonin për PR-në. Kjo është budallallëk.