Hakan Çalhanoğlu, si zakonisht një lojtar kyç në këtë përballje, foli për DAZN para ndeshjes Milan-Inter. Çivu tha se duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm… Ai ka të drejtë. Duhet të jemi të motivuar, por nuk duhet të humbasim kokën. Në derbi, gjithmonë duhet të kesh mendje të kthjellët, gjithmonë të duash ta fitosh, ndërkohë që mban gjakftohtësinë dhe nuk biesh pre e provokimeve të kundërshtarit. Si do të ndihet ndryshe sonte? Nuk ke shënuar në derbi për tre ndeshje… Ne nuk po shikojmë pas. Po përqendrohemi te sot. Jemi përgatitur mirë. Do të shihni një formacion të ndryshuar. Ne padyshim duam ta fitojmë, por duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe me mendje të kthjellët. Keni pësuar shumë kundërsulme… Duhet të jemi të kujdesshëm. Ne i njohim pikat e tyre të forta. Ata kanë lojtarë që mund të na shkaktojnë probleme,duhet të jemi të vëmendshëm ndaj kundërsulmeve të tyre. Do të përpiqemi të mos u japim asnjë mundësi. Ata gjithashtu presionojnë shumë lart në fushë. Ne jemi të përgatitur, por ata e dinë që mund të na shkaktojnë probleme gjithashtu. Si e shihni? Derbi është gjithmonë derbi. Nuk ka rëndësi që ne jemi në krye të tabelës apo që ata janë më poshtë nesh,është gjithmonë një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe për tifozët tanë, prandaj ne patjetër duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe t'ia dedikojmë fitoren tifozëve tanë. A ndjeni dëshirën për të fituar pas serisë së rezultateve të Milanit? Ne nuk shikojmë kurrë pas,përqendrohemi te ajo që do të ndodhë sot. Pra, ajo që ka ndodhur është në të kaluarën,sot ka më shumë rëndësi. Ne jemi të përgatitur për këtë. Çfarë do të bëjë ndryshimin sot? Duhet të kemi mendjen e duhur dhe të qëndrojmë me gjakftohtësi, duke ruajtur përqendrimin. Nuk duhet të humbasim kokën sipas mendimit tim, kjo ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër, më shumë se taktikat apo fizikja.