Interi i Milanos i ka rinisur bisedimet me Tottenham Hotspur për transferimin e Djed Spence. Kampionët e Italisë janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 30 milionë paund për lojtarin anglez gjatë kësaj vere. Spence është i hapur për t'u larguar nga Spurs para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve. Pasi iu ishte ofruar disa klubeve, Interi është rikthyer tani në negociata për të diskutuar një marrëveshje të mundshme. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu synon të paguajë një shumë që varion nga 30 milionë euro (25 milionë paund) deri në 35 milionë euro (30 milionë paund) për 26-vjeçarin. Ndërkohë, çmimi i kërkuar nga Spurs në fillim të merkatos ishte vendosur në 50 milionë euro (42,7 milionë paund).