Hansi Flick për 5 golat e Barçës ndaj Valencias: Nuk e di nëse është e nevojshme me rezultatin 0-5 të sulmosh gjithmonë, dua të kontrolloj më shumë në situata të caktuara... Hansi Flick për përplasjen e kokës së Eric García: E kanë kontrrolluar, dhe Eric duket se ndihet mirë tani. Hansi Flick për ndeshjen e parë si titullar të Rodrit me Barçën: Jemi të kënaqur me Rodrin, gjithçka që bën në fushë ka kuptim... Rodri është i mirë në fushë dhe gjithashtu në dhomen e zhveshjes. Ne e dimë qartë që na nevojitet një sulmues qendre por kemi lojtarë që mund të luajnë në atë pozicion." Hansi Flick përse Lamine Yamal luajti të plotë 90 minuta sot, pasi mungoi në stërvitjen e grupit dje: Dje Lamine stërviti veçmas. Por biseduam këtë mëngjes dhe ai më tha se ishte mirë dhe mund të luante 90 minuta. Gjithçka mirë!