Pedri për mundësinë që Barcelona të ketë mungesë golash këtë sezon: Jo, jo... Njerëzit gjithmonë do të kërkojnë një sulmues që shënon 40 gola... Por e vërteta është se kemi shumë lojtarë që mund të shënojnë gola. Nuk na mungojnë golat. Gazetari : Më parë është thënë se të luash pranë Rodrit nuk të ka ecur... Pedri: "Po, po, gjithmonë thuhet se nuk kemi pasur sukses së bashku, por e vërteta është se të luash pranë Rodrit është shumë komode për mua. Ai është një lojtar që rikuperon shumë topa dhe rrallë humb topin. Mendoj se do të bëjmë mirë, dhe me më shumë ndeshje në kurriz, do të përmirësohemi edhe më shumë në këtë aspekt... Do të jetë më i miri .