Si çdo vit, Milano, kryeqyteti i modës, do të jetë në qendër të vëmendjes me Javën e Modës së Milanos. Ngjarja e madhe nisi sot, të martën më 22 shtator, dhe do të vazhdojë në Itali deri më 28 shtator. Mijëra njerëz nga e gjithë bota udhëtojnë drejt kryeqytetit lombard për të ndjekur sfilatat më të mira në botë, për të frymëmarë dhe përjetuar plotësisht këtë manifestim të madh. Këtë mbrëmje Ashley Hu, Lorenzo Ossola dhe Ruben Loftus-Cheek morën pjesë në sfilatën "Vogue World Milano 2026", një projekt ndërkombëtar kulturor që feston kreativitetin, mjeshtërinë artizanale dhe trashëgiminë kulturore italiane, e cila u mbajt në Galerinë Vittorio Emanuele II.