Lajme
Serie A
Juventus, Conceiçao: "Çfarë bëri Milani përveç golit? Asgjë"
Francisco Conceiçao, sulmuesi i Juventusit, u shpall lojtari më i mirë në fushë në ndeshjen kundër Milanit që përfundoi 1-1. Këto ishin fjalët e sulmuesit portugez për mikrofonët e DAZN.
Çfarë ju jep kjo ndeshje?
Gjatë 90 minutave e meritonim fitoren, kjo është e vërteta. Përveç golit, çfarë tjetër ka bërë Milani? Asgjë. Ne po,goditëm shtyllën, gjithashtu në pjesën e parë atë rast që pata unë dhe pastaj goli i Fede. E meritonim fitoren, por nuk ia dolëm. Është mirë të mos humbasësh, edhe sepse po humbnim në minutën e fundit. Duhet të vazhdojmë rrugën tonë, sepse rruga është e gjatë
Je më agresiv para portës?
Po punoj për këtë, por sikur këto dy shtyllat që kam goditur këtë sezon të ishin 10 centimetra më djathtas ose majtas, të gjithë do të thoshin që jam një bomber. Kështu është futbolli, e di,duhet të punoj që këta 5-10 centimetra djathtas ose majtas ta fusin topin në rrjetë, kjo është ajo që dua.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!