Juventus dhe Milan arrijnë në kursin e ri duke kaluar nga rrugë të kundërta, por me një objektiv të përbashkët: të rikthejnë besueshmërinë, strukturën dhe konkurrueshmërinë. Në Torino, John Elkann ka zgjedhur normalitetin menaxherial të Giovanni Carnevali, ndërsa në Milano, Gerry Cardinale ka bërë të kundërtën e asaj që ka bërë në të kaluarën, pas vitesh me delegime, ka vendosur të marrë vetë drejtimin e klubit. CARNEVALI ORGANIZON JUVEN PA REVOLUCIONE Në Continassa ndryshimi ka qenë kryesisht organizativ. Carnevali nuk ka përqendruar pushtetin, por ka rindërtuar një zinxhir komandimi të qartë. I ka besuar pjesën sportive Ricky Massara, ka mbajtur figura të konsideruara të vlefshme (Marco Ottolini) dhe i ka lënë Giorgio Chiellini punën mbi politikën sportive. Ideja është e thjeshtë: më pak algoritme si udhërrëfyes absolut dhe më shumë kompetenca të shpërndara. Të dhënat mbeten një mjet, jo qendra e projektit. CARDINALE E KA VENDOSUR MILANIN NË SUPA TË VETAT Në Milano rruga ka qenë e kundërta. Pas zhgënjimit të sezonit të fundit, Cardinale zhbëri strukturën e mëparshme, zgjodhi Massimo Calvelli si drejtor i përgjithshëm dhe mbi të gjitha dëshiroi personalisht Ruben Amorim. Që nga ai moment, Milani është bërë gjithnjë e më "i përqendruar te Cardinale": mbi 150 milionë të investuar në merkato, bisedime të ndjekura vetë nga afër dhe kontakte të vazhdueshme me Amorim, si dhe një prezencë e vazhdueshme në Milanello. Edhe dje, pronari i Milanit ndoqi stërvitjen, drekoi me trajnerin dhe drejtuesit dhe ndoqi për habinë e të gjithëve konferencën për shtyp. Sot ai do të jetë në Torino për sfidën ndaj Juventusit, e më pas edhe në Romë ndaj Lazios. Pra, ndryshe nga Carnevali që deleguon, Cardinale përqendron pushtetin dhe udhëheq, dhe do të jetë fusha ajo që do të tregojë se cili nga këto modele do të arrijë ta kthejë sa më shpejt në majat e futbollit njërin prej këtyre dy klubeve.