Harry Kane dhe Topi i Artë i vitit 2026. Ylli anglez padyshim që është ndër kandidatët, dhe pranon se beson se mund ta fitojë trofeun individual. Duke folur për Bild, sulmuesi tha: "Sezoni 2025/26 ishte më e mira ime deri tani, në çdo aspekt ,si fizikisht ashtu edhe mendërisht , dhe me një ekip të shkëlqyer si Bayern. Nuk është në dorën time të fitoj Topin e Artë. E di që do të ketë shumë biseda për të deri në tetor, por nuk është diçka për të cilën po mendoj. E vetmja gjë që mund të them është se sezoni 2025/26 ishte pa dyshim më i miri i jetës sime. Topi i Artë është një çmim i jashtëzakonshëm, por unë tashmë jam i përqendruar te ajo që më pret këtë vit dhe te finalja e Superkupës së shtunën."