Lajme
La Liga
Komunikatë e klubit Real Madrid për Rafa Nadal
Bordi i Drejtorëve i Real Madrid C.F., në mbledhjen e tij sot, të mërkurën e 4 nëntorit, ka rënë dakord t'i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve Përfaqësues ratifikimin e emërimit të Rafael Nadal Parera anëtarit me numër 67,778 të klubit tonë,si anëtar të ri të Bordit të Drejtorëve.
Rafael Nadal, anëtar nderi i Real Madrid-it, është një nga legjendat më të mëdha në historinë e sportit dhe një nga atletët spanjollë më të admiruar dhe më të njohur në mbarë botën.
Është një burim krenarie i jashtëzakonshëm për Real Madridin dhe të gjithë komunitetin *madridista* që një figurë me përmasat e tij si në arritjet sportive, ashtu edhe në karakterin personal, dhe një ikonë e vërtetë e sportit spanjoll dhe atij global t'i bashkohet Bordit tonë Drejtues, duke kontribuar nga kjo pozitë për të tashmen dhe të ardhmen e klubit tonë.
Me një rekord të jashtëzakonshëm përfshirë 92 tituj individualë, 22 trofe të Grand Slam-it, dy medalje të arta olimpike, pesë fitore në Kupën Davis me Spanjën, dhe një periudhë si lojtari me renditjen e parë në botë Rafael Nadal ka ndërtuar një karrierë legjendare sportive. Megjithatë, ai përfaqëson shumë më tepër se vetëm sukseset e tij,talenti i tij, dëshira e tij e vazhdueshme për përmirësim, aftësia e tij për sakrificë, shpirti i tij konkurrues, përulësia e tij, respekti i tij ndaj rivalëve dhe shokëve të skuadrës, si dhe angazhimi i tij për t'i ndihmuar të tjerët e bëjnë atë një figurë shembullore, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Këto vlera janë thelbësore për identitetin e Real Madridit, Rafael Nadal i ka mishëruar dhe i ka promovuar ato gjatë gjithë karrierës së tij sportive, duke u bërë një frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!