Nuk bëhet fjalë për 11-shen startuese. Bëhet fjalë për përgatitjen tonë, për t'u qenë mentalishtë gati për të fituar çdo ndeshje dhe për të kuptuar përgjegjësinë që mbajmë si klub. Nuk ka rëndësi se kush nis. Duhet të luftojmë për çdo top të dytë dhe të kujdesemi për detajet e vogla. Nuk po flas për teknikën, për të bërë magji apo për të fituar çdo ndeshje. Po flas për gjërat që mund t'i kontrrollonim. Unë gjithashtu duhet të menaxhoj 11-shen titullarë sepse përdorimi i përsëritur i disa lojtarëve rrit rrezikun e dëmtimit. Duhet të menaxhojmë minutat e tyre dhe të imagjinojmë se si mund të zhvillohet loja, por nuk dua të diskutoj për formacionin. Nuk ka arsye për performancën e sotme, veçanërisht 45 minutat e para. Sigurisht, ne do të luftojmë në këtë kompeticion deri në fund, por e vërteta është se dukemi të paaftë të mbajmë të njëjtin nivel tre ditë më vonë. Kjo është diçka mbi të cilën duhet të punojmë. Do të kemi kohë të analizojmë atë që bëmë, por mendoj se gjithçka ishte tashmë shumë e qartë. Edhe lojtarët në fushë e kuptuan se nuk mund të përsërisim atë që bëmë, veçanërisht në pjesën e parë. Mund të humbim ndaj çdo kundërshtari, siç thashë dje, por qartë duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë. Në një klub si ky, rrethanat, rotacioni dhe dëmtimet nuk kan rëndsi. Asgjë nga kjo nuk ka rëndësi. Kur veshim këtë fanellë, mbajmë një përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe sot dështuam. I zhgënjyem të gjithë, veçanërisht pasi erdhëm në ndeshje pas një fitoreje. Duhet të identifikojmë arsyet dhe të gjejmë zgjidhjet. Mund të them çfarë të dua këtu, por rezultatet flasin vetë. Po tregojmë se nuk jemi gati. Ende kemi shumë punë për të bërë dhe na duhet kohë për të stërvitur dhe për të ndryshuar mentalitetin tonë. Kjo është ndjesia ime, por faktet po e vërtetojnë dhe ndeshja e sotme ishte një provë tjetër. Ne nuk ishim gati mendërisht. Nuk kishte asgjë të bënte me teknikën apo rotacionin. Nuk mund të më thuash që njëmbëdhjetëshja titullare nuk ishte mjaftueshëm e mirë për të fituar këtë ndeshje. Gati çdo rast që kemi lejuar, veçanërisht në fillim, ka ardhur nga gabimet tona. Reagimet tona pasi humbnim topin ishin krejtësisht të ndryshme nga ato që treguam tre ditë më parë, dhe kishim katër ditë për t'u rikuperuar. Unë thjesht po përshkruaj atë që shoh sepse ti nuk je budalla, dhe nuk dua të mashtroj askënd apo të gjej justifikime për lojtarët e mi. Kam çdo arsye për të mbrojtur këtë ekip, dhe kur flas kështu, marr përgjegjësin para të gjithëve sepse ky ekip është përgjegjësia ime. Megjithatë, ne nuk mund të japim një paraqitje të tillë, veçanërisht në pjesën e parë, në shtëpi dhe përballë mbështetësve tanë. Duhet të përmirsohemi, përndryshe, nuk do të arrijmë askund.