Ka lojtarë të mëdhenj si Messi, Cristiano dhe Maradona… por mendoj se kurrë nuk ka ndodhur më parë që dikush të ketë fituar kaq shumë në një moshë kaq të re. Ishte Pelé, por në kohët e fundit… kurrë, mendoj. Njerëzit kanë këtë mendim që, sepse kam fituar, ndoshta do të relaksohem me karrierën time në një moment: JO". E di që kam një mijë gjëra për të bërë për të mbetur në historinë e futbollit. Mbappé dhe unë jemi dy lojtarët më të mirë në botë, por mendoj se këtë vit do ta dëshiroja Ballon d'Or. Për çdo lojtar tjetër, me performancën time do të ishte një Kupë e Botës e shkëlqyer… jo për mua. Nuk isha i kënaqur me mënyrën si luajta. Me të vërtetë dua që Kupa e Botës tjetër të vijë.