Rikthimi i Rafael Leaos me fanellën e Milanit në derbin ndaj Interit në Australi ka rihapur diskutimet për të ardhmen e tij. Sipas La Gazzetta dello Sport, largimi i portugezit nuk duket më aq i sigurt sa disa javë më parë. Pas humbjes ndaj Cagliarit në fund të sezonit të kaluar, Leao kishte shprehur dëshirën për të nisur një aventurë të re pas shtatë vitesh te Milani. Megjithatë, me ardhjen e Ruben Amorim në pankinë dhe rikthimin në grup, diçka duket se ka ndryshuar. Edhe shokët e skuadrës shpresojnë që sulmuesi të qëndrojë. Matteo Gabbia deklaroi: "Për sa kohë do të jetë këtu, do të japë maksimumin për këtë grup." Luka Modric shtoi: "Nëse qëndron, do të ishte fantastike sepse është një lojtar i madh." Ndërsa Davide Bartesaghi u shpreh: "E vlerësoj shumë dhe shpresoj të mbetet me ne." Ndërkohë, zërat nga Turqia vazhdojnë, por për momentin Leao nuk duket i interesuar për një transferim te Galatasaray apo Fenerbahçe. Ëndrra e tij mbetet një kalim në Premier League ose La Liga, por deri tani nuk ka pasur oferta konkrete nga klube angleze apo spanjolle. Atmosfera pozitive pas rikthimit në skuadër ka rikthyer edhe buzëqeshjen e Leaos, por e ardhmja e tij mbetet ende e hapur dhe larg një vendimi përfundimtar.