Lajme
Milan
Legrottaglie i zhgënjyer nga Ramos: Ndoshta prisja më shumë nga ai. I paguan shumë para, por nuk është veçanërisht efektiv
Në një intervistë për TMW, Nicola Legrottaglie i cili ka luajtur më parë për Milanin dhe Juventusin, ndër të tjera foli edhe për situatën aktuale të skuadrës së Ruben Amorim, si në kampionat ashtu edhe në Europë.
Sa e mirë është ky Milan?
Kanë pasur ulje-ngritje,nuk janë të qëndrueshëm, dhe ende nuk janë skuadra dominuese që do të donte Amorim. Ai po has vështirësi t'i bashkojë lojtarët,kur bën ndryshime, nuk merr përgjigjen që pret, siç ndodhi të enjten. Ai është në krye prej katër muajsh duhet t'i japim kohë. Ka lojtarë për t'u vlerësuar, për të parë nëse janë të denjë për Milanin. Duhet t'i japim kohë ekipit.
A mund të garojnë për një vend në Ligën e Kampionëve?
Absolutisht po, ata do të jenë në garë deri në fund. Disa lojtarë kanë fatin të jenë te Milani sot, një klub që gjithmonë ka pasur lojtarë të klasit botëror. Standardi i përgjithshëm është më i ulët se niveli i zakonshëm i Milanit, megjithatë në momente të caktuara kupton që është një skuadër e fortë me lojtarë të mirë po mendoj për Gila, Pavlovic, Modric, Rabiot, Pulisic dhe Saelemaekers kur të kthehet…
Ndoshta prisja më shumë nga Gonçalo Ramos, ai u ble për shumë para, por nuk ka qenë veçanërisht efektiv. Nëse do të duhej të zgjidhja midis tij dhe Vlahovic, do të zgjidhja serbin çdo herë.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!