Ajo që më preku ishte se nuk kisha mjetet për t'u përballur me gjithçka. Isha ende shumë i ri dhe i papjekur. Më ishin vënë pritshmëri të mëdha, dhe ato ndiheshin edhe më të mëdha në mendjen time, veçanërisht pas atij goli kundër Juventusit. Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj Milanit. Kam kaluar çdo nivel të akademisë, ishte shtëpia ime, dhe gjithmonë do t'i falënderoj Montellës që besoi tek unë.