Lajme
Premier League
Martin Odegaard pas ndeshjes për fitoren në FA Community Shield ndaj Manchester City.
Mendoj se sot treguam nivelin tonë, jemi seriozë , duam ta bëjmë përsëri, dhe ka më shumë trofe për t'i fituar,ky është qëllimi. Jemi mirë të përgatitur dhe mezi presim ndeshjen e ardhshme.
Ne duam ta bëjmë përsëri. Kjo ishte një arritje dhe përvojë e pabesueshme për të gjithë ne,kur e provon se sa e këndshme është, e dëshiron përsëri. Ka edhe disa të tjera që duam t'i fitojmë, kështu që po, jemi gati, dhe mendoj se e treguam këtë sot.
Jules Breach: A e keni fjalën për Ligën e Kampionëve?
Sigurisht. Në këtë klub duam t'i fitojmë të gjitha ,ajo është njëra prej të mëdhave, por për të qenë të sinqertë, duam të fitojmë gjithçka dhe ky është mentaliteti. Tani le të presim me padurim të premten dhe shpresojmë të bëjmë një nisje të mirë në kampionat."
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!