Pothuajse nuk ka pasur kohë për të shijuar fitoren në kampionat ndaj Atalantës, para se Milani të duhet të përgatitet për ndeshjen e së enjtes në Europa League si mysafirë të Bournemouth. Para këtij takimi, Ruben Amorim padyshim do të bëjë ndryshime në formacionin titullar,mbetet për t'u parë nëse rotacioni do të jetë po aq i gjerë sa në ndeshjen e mëparshme evropiane si mysafirë në Salzburg. Sipas asaj që raportoi këtë mëngjes La Gazzetta dello Sport, Fikayo Tomori mund të nisë sërish në mbrojtje, ndërsa njëri prej Gilës, De Winter apo Pavlloviçit do të pushohet. Në mesfushë, si Ardon Jashar ashtu edhe Ruben Loftus-Cheek po luftojnë për një vend në formacion, ndërsa në krahë, Davide Bartesaghi dhe Omari Hutchison po ashtu po kërkojnë të startojnë. Në sulm, Alphadjo Cisse i cili shënoi një het-trik një javë më parë kundër Salzburgut pritet të startojë sërish. Për rolin e sulmuesit qendror, Gonçalo Ramos duket të jetë favorit përpara Francesco Camardës.