Lajme
Milan
Milan, Monica Colombo: Cisse nuk pushon së mahnituri,goli i tij në minutën e 96-të thyen magjinë e barazimit 0–0
Alphadjo Cisse vazhdon të magjepsë dhe të emocionojë, duke konfirmuar edhe një herë talentin e tij të jashtëzakonshëm ndërsa mban fanellën e kombëtares U-21. Në një ndeshje që dukej, të paktën, e mallkuar – e karakterizuar nga shumë gjuajtje që goditën shtyllat dhe një penallti e humbur , ishte talenti në pronësi të Milanit ai që zgjidhi situatën e ndërlikuar, duke siguruar tre pikë thelbësore për Azzurrinët.
Monica Colombo gjithashtu theksoi momentin e artë të futbollistit të ri,në artikullin e saj për *Corriere della Sera*, ajo e shprehu kështu:
"Alphadjo Cisse nuk pushon së mahnituri ,xhevahiri i dikurshëm i Catanzaros, i rrëmbyer nga Geoffrey Moncada nga grushtet e PSV-së në janar të kaluar. Jo vetëm që magjepsiti tifozët e Milanit në ndeshjen hapëse të sezonit duke shënuar kundër Torinos, por ai gjithashtu i shpëtoi Azzurrinët nga një turp i mundshëm. Goli i tij në minutën e 96-të, pikërisht kur po shfaqeshin titrat e një barazimi të frustrueshëm 0-0, i lejon kombëtares së Silvio Baldinit të vazhdojë të ëndërrojë për kualifikim direkt në Kampionatin Europian të ardhshëm.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!