Lajme të hidhura në shtëpinë e Milanit në stërvitjen e parë pas një jave: Dëmtim në kyçin e këmbës për Saelemaekers në seancën e mëngjesit, siç raporton Sky Sport. Belgjikani tani po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe rrjedhimisht edhe procesin e mundshëm rehabilitues. Pritet rezultati i këtyre testeve për të pasur informacione më specifike mbi gjendjen e lojtarit të lindur në '99, veçanërisht në prag të përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve dhe rifillimit të Serie A. Milan, në fakt, do të luajë më 11 tetor në transfertë kundër Sassuolos për javën e gjashtë të kampionatit.