Nuk është sekret që prioriteti i Milanit edhe më shumë pas dëmtimit të rëndë të Matteo Gabbia-s, i cili do ta mbajë jashtë për disa muaj është të nënshkruajë një mbrojtës të ri në janar. Për këtë çështje, Matteo Moretto tha në një video në kanalin YouTube të Fabrizio Romano-s: Sa i përket Milanit, do të doja të bëja një shënim të shkurtër,objektivi numër një i Rossonerëve për janarin mbetet një qendërmbrojtës. Ju kisha përmendur Rafael Le Gend të Brest-it, por ai ka pësuar një dëmtim, kështu që do të kthehet pas dy muajsh. Nuk ka shumë gjasa që ai të jetë objektiv për janar ndoshta për qershor sepse, në çdo rast, Rafael Le Gend është një lojtar shumë interesant që Milani e ka ndjekur prej kohësh, kështu që mos ta harrojmë. Gonçalo Inácio i Sportingut është ende në listë, dhe një tjetër lojtar që ata e duan është italiani Ghilardi i Romës, i cili nuk po merr shumë minuta loje. Ai është një italian i ri premtues që mishëron të gjitha karakteristikat e kësaj skuadre të re të Milanit, e cila po kërkon lojtarë të këtij kalibri, kështu që për tani po e mbajmë Ghilardin gjithashtu në listë.