Lajme
Milan
Milan, po shkon drejt emërimit të një drejtuesi të ri për strategjitë e tregut. Ai do të punojë ngushtë me Amorimin
Gerry Cardinale po punon për të përmirësuar strukturën shoqërore të Milanit dhe synon të fusë një figurë të re në organigramin e klubit,në javët e ardhshme, pronari kuqezi dëshiron të emërojë një drejtor sportiv ose një Drejtor të Futbollit, i cili do të punojë ngushtë me Ruben Amorim për të përgatitur strategjitë e merkatos për të forcuar skuadrën e Djallit në janar.
Prioritet mbetet një qendërmbrojtës i ri, me profilin e Gonçalo Inacio të Sporting Lisbonës gjithmonë në krye të listës së preferencave të trajnerit portugez. Më pas, në Via Aldo Rossi do të vlerësojnë nëse do të bëjnë diçka edhe në mesfushë dhe në krahë, veçanërisht në të majtë, ku Pervis Estupinan dhe Davide Bartesaghi po hasin shumë vështirësi në këtë fillim sezoni.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!